Please enter at least 3 characters.

Protesta e opozitës në Shkodër: Gaz lotsjellës, gurë dhe përplasje e protestuesve me policinë (Foto)

2019/06/51256aed-b6e4-431d-abd7-eda8b30eac7a.jpg

Është mbyllur takimi i Partisë Socialiste në Shkodër, ashtu si edhe protesta e opozitës.

Pas mbarimit të fjalimit të Edi Ramës, policia ka mbajtur për disa minuta kordonin, që ndante protestuesit me mbështetësit e qeverisë.

Opozita ishte mbledhur në Shkodër për të ndaluar takimin e PS-së dhe Edi Ramës, ndërsa pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Në protestë ishte e përfshirë edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Valtona Ademi, ndaj të cilës policia hodhi sprej.

Në anën tjetër, Edi Rama mbajti fjalimin para një numri të madh të simpatizantëve të tij, ku tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të shtyhen.