Please enter at least 3 characters.

Pronari e pyeti qenin nëse e donte, reagimi i kafshës bëhet hit në internet

2023/04/f2e06eeb-4ebf-4b02-a89a-1dc89449a6ad.jpg

Një video në të cilën pronari ulet me qenin në veturë dhe e pyet nëse ajo e do atë, ka bërë xhiro në TikTok.

"Luna, a më do mua?", e pyeti pronari dhe qeni e shikoi me ëmbëlsi dhe ngriti putrën.

"Por unë të dua më shumë. Apo më do mua?", shtoi pronari.

Më pas Luna ngriti përsëri putrën dhe pohoi me kokë.

Videoja u shikua nga më shumë se një milion njerëz në rrjetin social dhe shumë prej tyre shkruan në komente se kjo ishte gjëja më e lezetshme që kishin parë ndonjëherë. /Telegrafi/