Please enter at least 3 characters.

Promovohen 53 tituj të librave në edicionin "Pasuria letrare botërore"

2016/10/Libra.jpg

53 titujt e parë nga edicioni i ri nga "Pasuria botërore letrare", përmbajnë 316 pjesë të cilat janë shpërblyer me çmimin më të madh të letërsisë botërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska deklaroi ''Ky është edicioni përmes të cilit edhe një herë vërtetohen përpjekjet e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës për ngrijten e nivelit të kulturës qytetare në vendin tonë dhe qytetarëve t'iu ofrohen vepra nga letërsia më e mirë evropiane dhe botërore.''

Projekti "Trashëgimia e letërsisë botërore" është një lloj vazhdimi i projektit "Yjet e letërsisë botërore" dhe "Vepra të fituesve të çmimit Nobel për literaturë", në të cilat janë përkthyer një pjesë e madhe e krijimtarisë botërore./Telegrafi/