Hajdari reagon pas ngritjes së aktakuzës për rezervat shtetërore
11/11/2025
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se është njoftuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Çdo gjë është pjesë e një procesi tepër të rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo të kem pranuar dokumentin e plotë të aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, ka shkruar Hajdari.
Ajo gjithashtu theksoi se ndihet krenare për punën e saj si ministre në sigurimin e rezervave shtetërore me produkte esenciale gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, në kohën më të vështirë për vendin./Telegrafi/


