Please enter at least 3 characters.

Projektligji për demarkacionin do të dorëzohet në Kushtetuese

2017/04/gjykata-Kushtetuese-foto-ridvan-slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lëvizja Vetëvendosje sot do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga VV projektligji dorëzohet sot në orën 12:00, nga shefi  i deputetëve të VV-së Glauk Konjufca.

Demarkacioni me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës u miratua më 21 mars.

VV e ka kundërshtuar këtë projektligj, ndërsa në seancën ku është miratuar demarkacioni është hedhur edhe gaz lotsjellës.