Producenti Russell T Davies konfirmon lidhjen me modelin Oliver Cole
Shkrimtari i njohur britanik dhe producenti i “Doctor Who”, Russell T Davies, 63 vjeç, ka folur për herë të parë publikisht për lidhjen me partnerin e ri, modelin dhe ish-kamarierin australian Oliver Cole, 27 vjeç.
Davies tha se ndihet shumë me fat që ka gjetur sërish dashurinë, rreth një vit pas fillimit të lidhjes së tyre, duke theksuar se kjo periudhë ka sjellë shumë lumturi në jetën e tij pas një kohe të vështirë.
Ai kujtoi edhe humbjen e bashkëshortit të tij, Andrew Smith, i cili ndërroi jetë në vitin 2018 pas një beteje me një tumor në tru, duke thënë se kishte menduar se ajo pjesë e jetës së tij kishte përfunduar.
Çifti është parë shpesh bashkë në udhëtime dhe evente, ndërsa kanë ndarë edhe momente të përbashkëta në rrjetet sociale.
Pavarësisht diferencës në moshë prej 35 vitesh, një burim pranë çiftit ka thënë se ata kanë një lidhje shumë të fortë dhe janë në të njëjtën gjatësi vale.
Davies ishte i martuar me Andrew Smith për shumë vite dhe kishte marrë një pauzë nga karriera për t’u kujdesur për të gjatë sëmundjes së tij.
Pavarësisht sfidave të së kaluarës, Russell T Davies duket se ka gjetur sërish lumturinë në jetën personale, duke nisur një kapitull të ri pranë partnerit të tij të ri. /Telegrafi/


