Please enter at least 3 characters.

Problemi Bale: Nuk e duan te Real Madridi, nuk ka oferta dhe paga e tij shqetësuese prej 17 milionë euro

2019/05/GettyImages-1145814858.jpg
242:"MADRID, SPAIN - APRIL 28: Gareth Bale of Real Madrid looks on during the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and Real Madrid CF at Campo de Futbol de Vallecas on April 28, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane nuk beson më në aftësitë e Gareth Bale dhe duket se aventura e tij te Real Madridi do të përfundojë këtë verë. 

Është kohë që atij t’i gjendet një zgjidhje, por nuk është edhe aq e lehtë, pasi nuk ka asnjë ofertë për të deri tani.

Paga e Bale është 17 milionë euro në vit dhe pak klube mund ta përballojnë këtë.

Gareth Bale . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi ka pritur që Manchester United të ofertojë, por dështimi për tu futur në Ligën e Kampionëve, ka bërë të bisedimet të ngecin.

Tani opsionet e Bale janë të vogla.

Klubi nuk e do lojtarin në aeroplan me ta kur do të udhëtojnë për në Los Angeles me 8 korrik.

Gareth Bale . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Është përmendur një rikthim te Tottenhami, por as këta të fundit nuk mund ta përballojnë.

Një klub tjetër që pritet të shpenzojë shumë në verë është Bayern Munich, por as këta nuk kanë treguar interesim.

Bale do ti mbush 30 vjet me 16 korrik dhe për atë nuk ka shumë oferta.  /Telegrafi/