Please enter at least 3 characters.

Probleme me fytin, Sam Smith nuk mund të flasë

2016/01/samsmith.jpg

Sam Smith e ka ndërprerë turneun e tij në Australi, për shkak të problemeve me fytin.

Këngëtari ka bërë një postim për t’u treguar fansave rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe i ka falënderuar ata për mbështetjen.

Ai ka treguar se nuk ka folur asnjë fjalë për tri ditë rresht, transmeton Top Channel.

“Doja t’jua bëja të ditur të gjithë fansave të mi se jam mirë. Po relaksohem momentalisht dhe ndodhem diku në mes të Australisë pa telefon, pa laptop dhe nuk kam folur asnjë fjalë për tri ditë rresht”.

“Po bëj më të mirën e mundshme për të marrë veten dhe të jem gati për të kënduar javën tjetër”.

“Kjo situatë që po kaloj më ka bërë të kuptoj se sa shumë e dua atë që bëj dhe se sa shumë më mungon skena”, ka shkruar këngëtari britanik në rrjetet sociale. /Telegrafi/