Please enter at least 3 characters.

Prizren, vetura godet tri këmbësore

2020/09/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-1200x630-1-e1603184010578.jpg

Një aksident ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Wesly Clark” në Prizren.

I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës godet tre këmbësore, viktimat kosovare.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi. /Telegrafi/