Please enter at least 3 characters.

Prizren, një grua kanoset nga kunati - i thotë se do t'ia lëndojë fëmijët

2022/08/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një femër ka raportuar se kunati i saj në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se së fundi e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të premten rreth orës 13:45, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se kunati i saj, i dyshuari mashkull  kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike dhe se sot e ka kanosur duke i thënë se do t’ia lëndojë fëmijët. Si pasojë e shqetësimeve viktima është hospitalizuar në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/