Privohen nga liria tre persona në Shkup, policia gjen drogë dhe armë gjatë bastisjeve
MPB
Policia-mk
19/07/2026
Tre persona janë arrestuar në Shkup në dy aksione të ndara policore, ku gjatë bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë dhe municion.
Sipas njoftimit të MPB-së, më 18 korrik 2026, në zonën e Bit Pazarit, policia arrestoi S.B. (21) dhe E.A. (33), të dy nga Shkupi.
Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 58 qese me lëndë të bardhë pluhurore, që dyshohet të jetë drogë, si dhe një peshore digjitale.


