Please enter at least 3 characters.

Privohen nga liria katër persona në Kumanovë, u gjendet drogë në shtëpi

Policia-mk
policia-mk
policia-mk

Policia në Kunanovë ka arrestuar katër persona pasi gjatë një bastisjeje policia gjeti drogë dhe sende të tjera që lidhen me keqpërdorimin e substancave narkotike.

Sipas informatave ngs Sektori i Punëve të Brendshme – Kumanovë, më 25 korrik 2026, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë i privuan nga liria D.I. (55), M.I. (26), R.A. (50) dhe A.P. (46), të gjithë nga Kumanova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e D.I.-së, i kryer me urdhër gjykate rreth orës 14:00, pronari nuk ndodhej në banesë. Në shtëpi u gjetën djali i tij M.I., shoku i tij R.A. dhe A.P. Gjatë bastisjes u sekuestruan një substancë pluhur, një peshore digjitale, sende me mbetje të një pluhuri të bardhë, metadon dhe sende të tjera.

Pas masave operative të ndërmarra, rreth orës 17:30, D.I. u gjet pranë Memorialit të Eshtërave (Spomen Kosturnica) në Kumanovë. Gjatë kontrollit ndaj tij u gjetën dhe u sekuestruan sende me mbetje të një substance pluhur, një grirëse dhe sende të tjera.