Please enter at least 3 characters.

Privohen nga liria 8 shoferë, drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

policia mk
policia mk
policia mk

Gjatë natës së kaluar, përkatësisht nga 16 deri më 17 gusht 2026, në periudhën nga ora 23:00 deri në 05:00, Departamenti për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ka zhvilluar një aksion kontrolli në të gjithë territorin e vendit, me qëllim sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të MPB-së, gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 63 shoferë. Prej tyre, 12 janë konstatuar në territorin e Manastirit, ndërsa nga nëntë shoferë janë sanksionuar në territoret e Velesit dhe Ohrit. Tetë raste janë evidentuar në territorin e Kumanovës.

Nga numri i përgjithshëm i të ndaluarve, tetë shoferë janë privuar nga liria, në përputhje me nenin 297 të Kodit Penal.
Përveç drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjatë aksionit janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 162 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

MPB-ja apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe dispozitave ligjore, duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.