Please enter at least 3 characters.

Pritet mirë kënga “Përjetësi” e Fifit dhe Ermal Fejzullahut

2020/10/Screenshot_2-48.png

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Fifi dhe Ermal Fejzullahu, ditë më parë publikuan projektin e parë të përbashkët muzikor.

“Përjetësi” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë shoqëruar me një video të veçantë.

Të njëjtit vijnë me paraqitje të mahnitshme, marrë parasysh vokalin e dy artistëve dhe realizimin që bënë.

Fifi (Foto: Instagram)

Kënga u prit mjaft mirë edhe nga publiku dhe vetëm për pak ditë ka mbledhur mbi dy milionë klikime në YouTube.

Suksesit i është gëzuar edhe vet këngëtarja nga Ferizaj, e cila ka ndarë një postim me fansat në InstaStory.

"Gëzuar dy milionë", ka shkruar ajo.

Ermali po ashtu tregoi se ia ka anuluar një bashkëpunim Fifit, për shkak se nuk i pëlqeu kënga që zgjodhi. /Telegrafi/