Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, tentohet të rrëmbehet një vajzë

2018/05/Prishtina-11-prill-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e diel një vajzë është tentuar të rrëmbehet në Prishtinë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:00, transmeton Telegrafi.

“Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se një i dyshuar i pa njohur me një veturë me targa vendore e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta rrëmbej, mirëpo e njëjta ka arritur t'i shmanget. Ankuesja nuk ka pasur lëndime”, bën të ditur Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, kurse rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/