Please enter at least 3 characters.

Prishtinë, një vjet burg dhe dy mijë euro gjobë për hyrje në sistemet kompjuterike

2017/01/russian-hacker_1482335957-5451788.jpg

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Hyrje në sistemet kompjuterike.

I akuzuari S.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.

Në këtë dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 01.10.2021 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë euro (2,000 €).

Me aktvendim të veçantë, PS.nr.32/22, i datës 20.08.2022, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në fillimin e ekzekutimit të dënimit - sanksionit penal, pasi aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm menjëherë meqë palët kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës./Telegrafi/