Prishtina për këndellje
04/02/2015
Skuadra bardhekaltër do të luajë si mysafire në Bullgari, ku do të takohet me vendasit e Rilskit për të kërkuar fitoren e parë në rrethin e dytë, transmeton Telegrafi.
Kryeqytetasit kanë pasur një krizë të vogël të rezultateve, duke pësuar dy humbje në dy ndeshjet e fundit, ndërsa ata e fillojnë fazën e dytë nga pozita e fundit në tabelë me dy pikë të tubuara.
Ndeshja mes skuadrës bullgare Rilski dhe Prishtinës do të luhet me fillim nga ora 17:00, ndërsa do të transmetohet nga televizioni publik RTK. /Telegrafi/


