Please enter at least 3 characters.

Prishtina pa sulmuesin kryesor kundër Llapit

2016/01/prishtina-pa-sulmuesin-kryesor-kund-euml-r-llapit_hd.jpg

Prishtinasit do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat, pasi në dy ndeshjet e para, kanë arritur një humbje dhe një barazim.

Humbi në shtëpi nga Feronikeli dhe barazoi si mysafire e Istogut.

Hendikep i madh për skuadrën e trajnerit, Ramiz Krasniqi, do të jetë mungesa e sulmuesit kryesor, Labinot Osmani, i cili është lënduar në ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Sivassporit.
Në anën tjetër, Llapi i Tahir Batatinës, ka fituar një ndeshje si mysafir i Vushtrrisë, ndërkaq është mposhtur në përballje me Trepçën ’89.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të luhet sot prej orës 16:00 në stadiumin e kryeqytetit.