Prishtina me një këmbë në gjysmë-finale
Bardhekaltërit edhe pse ishin në mungesë të lojtarit të tyre më të mirë, Dardan Berishës, përsëri treguan lojë të mirë.
Ata e kontrolluan mirë ndeshjen që nga fillimi dhe arritën që pjesën e parë ta mbyllin me shtatë pikë epërsi, 31-38.
Ndërsa, në pjesën e dytë, me ndihmën e Jordan Hulls dhe Julian Mavungas ata arritën që ta ruajnë epërsinë deri në fund të takimit, ku edhe dolën fitimtarë me rezultat, 73-77.
Lojtari më i dalluar te Bardhekaltërit padyshim se ishte Hulls me 28 pikë, teksa kontribut të madh dha edhe Mavunga me 13 sosh.
Ndeshja e kthimit në Palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet me 25 mars, ku Prishtina pritet që të kualifikohet në gjysmëfinale pa ndonjë problem, duke marrë parasysh që do të luajë para tifozëve të zjarrtë, Plisave. /Telegrafi/


