Prishtina fiton ‘el Classicon’ e basketbollit
06/10/2015
Në derbin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, nikoqirët ishin më bindës në lojën e tyre dhe nën mbështetjen e tifozëve, arritën që të regjistrojnë fitoren e parë.
Kujtojmë që në xhiron e parë, bardhekaltrit ishin të lirë, ndërsa Trepça fitoi me rezultat të lartë ndaj Kerasan Prishtinës (117-70).
Derbi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës hapi xhiron e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Duelet tjera të kësaj xhiroje janë: Bashkimi-Peja, Kerasan Prishtina-Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli-Kastrioti. /Telegrafi/


