Please enter at least 3 characters.

Prishtina është kandidate për Bienalen e Artit - Manifesta 2022

2018/05/Prishtina-sheshet-foto-Ridvan-Slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në fillim të këtij nëntori do të merret vendimi përfundimtar për qytetin e radhës që do të jetë nikoqir i Bienales së Artit, Manifesta, në vitin 2022.

Pasi Prishtina është përzgjedhur si kandidat i përshtatshëm në mesin e kandidatëve tjerë për këtë ngjarje, drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, ka njoftuar se tashmë kanë zotuar përmes buxhetit dhe një letre nga kryetari i Komunës një pjesë të investimeve për këtë organizim. /Telegrafi/