Prishtina dy fitore larg historisë (Video)
Sigal Prishtina me triumfin në gjysmëfinale ndaj Kozhuvit, siguroi finalen e ligës rajonale të basketbollit, aty ku më 21 dhe 29 prill do të luajë kundër Rilskit nga Bullgaria, raporton ‘koha.net’.
Vitin e shkuar Prishtina debutoi në Balkan League duke arritur deri në Final Four, ndërsa sivjet me paraqitje të jashtëzakonshme, në veçanti në pjesën e dytë të ligës ballkanike, Prishtina shkeli një nga një kundërshtarët malazias, rumun e maqedonas, për të ardhur deri në finale.
Në edicionin e Sportit Total në KTV të dielën mbrëma, redaksia e sportit ka përgatitur një speciale për rrugëtimin e Prishtinës në edicionin e sivjetmë të ligës ballkanike.
Çfarë thonë anëtarët e këtij klubi dhe si e parashikojnë finalen, ndiqeni në videon në vazhdim. /Telegrafi/


