Please enter at least 3 characters.

Prishtina do të luftojë për titull

2016/01/prishtina-do-t-euml-luftoj-euml-p-euml-r-titull_hd.jpg

“Momentalisht jemi në pozitën e pestë, ky është realiteti. Por, në pranverë kemi synime ta arrijmë kreun e tabelës, kemi qëllime të luftojmë për titull. Ua uroj Vitin e Ri, i cili uroj të jetë vit i realizimit të aspiratave dhe objektivave që kemi ne dhe ju të gjithë”, ka deklaruar Sokoli për SportPlus, në mbylljen e vitit të FC Prishtinës.

Gjithashtu, “Profa” nënvizoi që në këtë edicion prishtinasit po bëjnë ndryshime në ekip, me synim që ta freskojnë ekipin me lojtarë të rinj.

“Me ardhjen time, kemi hyrë në formatizimin, nëse mund ta quaj ashtu, të ekipit, edhe pse nuk kemi qenë 100 për qind të suksesshëm ende në këtë aspekt. Kemi bërë ndryshime, kemi sjellë lojtarë dhe janë larguar të tjerë. Po mundohemi ta freskojmë ekipin me lojtarë të rinj. Po mundohemi ta ndërtojmë një fizionomi, ta ndërtojmë një ekip solid”, vazhdoi Sokoli.

Prishtinasit i kanë ndërprerë stërvitjet më 30 dhjetor të vitit që shkoi, ndërsa Sokoli tregoi se përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit do të nisin më 7 janar. “Ndërkohë, do të zhvillojmë pareshtur miqësore, brenda, por nëse është mundësia edhe jashtë vendit”, përfundoi ai. “Bardhekaltrit”, së bashku me Hajvalinë, janë treguar më aktivët gjatë kësaj faze, në aspektin e transfereve.

Bardhekaltërit synojnë që këtë vit ta fitojnë titullin e kampionit. Ata gjenden në pozitën e pestë, por me vetëm tri pikë më pak se lideri i Raiffeisen Superligës, Ferronikeli. /Telegrafi/