Please enter at least 3 characters.

Princi William e kishte trajtuar Kate Middletonin si shërbëtore

2019/05/KateMidletonWilliam-1.jpg
512:"ANGLESEY, WALES - MAY 08: Britain's Prince William, Duke of Cambridge (R) and Britain's Catherine, Duchess of Cambridge (L) explore the wildlife habitat on Newborough Beach, during a visit to North Wales on May 08, 2019 in Anglesey, United Kingdom. The Duke and Duchess of Cambridge visited North Wales to meet with individuals and organisations in the region to learn more about their efforts to take care of their communities and protect the natural environment. (Photo by Paul Ellis - WPA Pool /Getty Images)
12:"Getty Images

Andrew Morton - autori i librit "William dhe Catherine", që doli pak para dasmës së princit dhe dukeshës britanike - pohon se marrëdhënia e tyre nuk ishte aspak e mirë në fillet e lidhjes, dhe se miqtë e afërt me çiftin ishin të befasuar kur ata u martuan.

Në fakt, në libër flitet se njerëzit që ishin shoqëruar me Kate Middleton dhe William kanë treguar se princi e trajtoi gruan e tij të ardhshme si shërbëtore, transmeton KP.

“Marrëdhënia e tyre ishte me probleme dhe grindje. Willim e trajtonte Kate si një shërbëtore, jo si një të dashur", kishte thënë një mik i çiftit mbretëror.

Mbretëresha Elizabeth II, Kate Middleton dhe princi William (Foto: Geoff Pugh - WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ndryshe, William nuk e merrte seriozisht partneren e tij gjatë marrëdhënies së tyre dhe shpesh e injoronte atë në shoqëri.

Por, pavarësisht lidhjes së turbullt, ata sot konsiderohen si një nga çiftet më të njohura në botë dhe kanë tre fëmijë.