Please enter at least 3 characters.

Princi Harry i drejtohet babait të tij: Të urrej

2019/05/GettyImages-1140408039.jpg
277:"LONDON, ENGLAND - APRIL 04: Prince Charles, Prince of Wales, Prince William, Duke of Cambridge and Prince Harry, Duke of Sussex attend the "Our Planet" global premiere the at the Natural History Museum on April 04, 2019 in London, England. (Photo by John Phillips/Getty Images)
12:"Getty Images

Princi Harry dhe Meghan Markle ditë më parë u bënë prindër të një djali, Archie Harrison. Pas kësaj dyshja mezi po prisnin të fillonin një jetë të lumtur në shtëpinë e tyre në Windsor.

Prindërit e princit Harry, princi Charles dhe Princesha Diana dita ditës po bëheshin të palumtur dhe argumentonin mjaft shumë edhe rreth princit të ri.

Andrew Morton, në librin e tij 2011 "William dhe Catherine: Jetët e tyre dhe dasma" zbulon se si Harry i ri ishte prekur nga pakënaqësia e prindërve të tij dhe madje i kishte thënë princit Charles, "Unë të urrej".

(Foto John Phillips/Getty Images/Guliver)

Morton shkruan, "Rivaliteti i prindërve [Charles dhe Diana] vazhdoi prapa dyerve të mbyllura të Pallatit të Kensingtonit".

Ai shkruan se në një rast "Harry i ri filloi një sulm ndaj babait të tij, duke e goditur atë në këmbë me grushte". Sipas Mortonit, Harry bërtiti, "Unë ju urrej, unë ju urrej".

Princi William u lind në vitin 1982, vit pas martesës spektakolare të prindërve të tij 1981. Diana dhe Charles do të vazhdonin të ndaheshin më 1992, përpara divorcit eventual të vitit 1996. /Telegrafi/