Please enter at least 3 characters.

Prezantuesja britanike e programit të mëngjesit rrëzohet gjatë transmetimit live (Video)

2018/10/1-87-e1538745703519.jpg

Prezantuesja e programit të mëngjesit "Good Morning Britain" është rrëzuar keq gjatë transmetimit live.

Gazetarja britanike Balvinder Sidhu kishte rrëshqitur në dysheme derisa po e kërkonte këpucën, duke bërë kështu që të pranishmit të qeshin me zë, transmeton Telegrafi.

Ky moment i pakëndshëm është ritransmetuar nga kolegët e saj Kate Garraway dhe Ben Shephard, të cilët e komentonin momentin kur Sidhu rrëzohet.

Ajo po ecte me plotë vetëbesim kur në një moment iu zbath këpuca, dhe derisa po e kërkonte rrëshqiti dhe u rrëzua në dysheme. /Telegrafi/

<span></span>