Please enter at least 3 characters.

Pranoi orë 6000 euroshe në formë dhurate, jep dorëheqje presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë

2019/04/GettyImages-1134904120-e1554280088653.jpg
314:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - MARCH 07: Reinhard Grindel, President of the DFB is seen in the stands prior to the UEFA Europa League Round of 16 First Leg match between Eintracht Frankfurt and FC Internazionale at Commerzbank-Arena on March 07, 2019 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel dha dorëheqje për shkak të orës së shtrenjtë që mori si dhuratë nga nënpresidenti i UEFA-s, Grigory Surkis.

Grindel vendosi të bëjë këtë lëvizje pas një presioni të madh të mediave dhe publiku i shtetit gjerman.

"Çmimi i orës është 6000 euro. Kur mora një dhuratë, nuk e dija se kishte vlerë kaq shumë, dhe as që ishte markë. Unë kërkoj falje për pranimin e orës", tha Grindel në një konferencë shtypi.

Reinhard Grindel (Foto by Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Ai shtoi se pranimi i dhuratës nga Surkis nuk ishte konflikt interesi. "Surkis nuk kishte interes financiar në Federatën e Gjermanisë. As nuk kërkoi mbështetje nga unë ndonjë gjë", tha Grindel.

Dorëheqja erdhi pas një mandati të diskutueshëm tre-vjeçar të Grindelit në krye të futbollit të Gjermanisë.

Tifozët e kritikuan atë kur vendosi që një ndeshje në javë e Bundesligës të zhvillohet gjatë ditës së hënë dhe ndaloi futjen e artikujve piroteknikë në stadium.

Ndryshe, javën e kaluar, revista Spiegel njoftoi se Grindel nuk raportoi ndonjë të ardhur shtesë, të cilën ai është i detyruar të bëjë me ligj. Bëhet fjalë për një shumë prej 78000 eurosh. /Telegrafi/