Praktika profesionale në Coca-Cola HBC Kosova, mundësi e shkëlqyer për karrierë – studentët e UBT-së i ndajnë përvojat e punës për kompaninë globale
Dhjetë studentë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), njërit nga universitetet më të mëdha në Kosovë, e kanë përfunduar së fundi praktikën profesionale dy-mujore të tyre në Coca-Cola HBC Kosova, duke u përgatitur profesionalisht për tregun e punës.Përmes kësaj praktike, studentët kanë fituar njohuri dhe shkathtësi profesionale që janë ofruar nga ekspertë prej departamenteve të ndryshme të Coca-Cola HBC Kosova, duke përfshirë shitjen, burimet njerëzore, marketingun dhe çështjet e korporatave.Milaim Berisha është njëri nga studentët që e kanë përfunduar me sukses praktikën në Coca-Cola HBC Kosova, ndërsa për të kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme.“Gjatë tërë praktikës sime, më janë caktuar detyra të ndryshme që ma kanë mundësuar që t’i zhvilloja shkathtësitë dhe njohuritë e mia në fushat siç janë operacionet, marketingu dhe puna ekipore. Krahas kësaj, kam mundur të vëzhgoja dhe mësoja nga profesionistë me përvojë, të cilët kanë qenë përherë të gatshëm qa ta ndanin ekspertizën e tyre dhe të jepnin udhëzime. Në përgjithësi, përvoja ime në Coca-Cola HBC Kosova ka qenë e paçmueshme dhe jo vetëm që më ka ndihmuar që të fitoj shkathtësi dhe vetëbesim, por edhe më ka dhënë njohuri më të thella për industrinë dhe operacionet e kësaj kompanie”, tha Berisha.Melissa Ruhani, një tjetër studente, tha se njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj praktike do t'i ndihmojnë shumë në karrierën e ardhshme të saj.“Përvoja ime ka qenë shumë pozitive. Kjo kompani e ofron një mjedis dinamik dhe mbështetës të punës, në të cilin unë jam ndjerë e vlerësuar dhe e inkurajuar që t’i zhvilloja shkathtësitë e mia. E kam pasur mundësinë që të bashkëpunoja me një ekip të shkëlqyer, i cili më ka ndihmuar që të përmirësohem profesionalisht”, theksoi Ruhani.Venera Kamberaj, People and Culture Manager në Coca-Cola HBC Kosova, është po ashtu e lumtur për suksesin e arritur gjatë kësaj periudhe dymujore të edukimit të sipërmarrësve të rinj.


