Please enter at least 3 characters.

Pozuan shumë pranë valëve të rrëmbyeshme, nusja mbeti me këmbë të thyer (Video)

2018/01/Pozuan-foto.jpg
21:"© Caters News Agency

Të gjithë duan ta kenë një fotografi të përkryer nga pushimet, aq më shumë kur janë në muajin e mjaltit.

Të porsamartuarit Marelize dhe Ryan Dreyer, po pozonin në një bregdet të Afrikës së Jugut, kur u përfshinë nga një valë e rrëmbyeshme, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, britanikes 25-vjeçare i ka ngecur këmba mes dy gurëve, duke ia dislokuar nyjën dhe thyer ashtin në dy pjesë.

Lëndime ka marrë edhe bashkëshorti i saj një vit më i vjetër, i cili u rrëzua disa herë teksa po e ndihmonte atë të nxirrte këmbën nga gurët.

Tani që gjendja e saj është nën kontroll, Marelize ka kërkuar që të mos rrezikohet për fotografi, pasi gjërat mund të kenë përfundime edhe më të këqija. /Telegrafi/