Portugalia mposht edhe Poloninë
Portugalia e ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve duke fituar me rezultat 3-2 në udhëtim te Polonia.
Vendasit kaluan të parët në epërsi më golin e Krzysztof Piatek (18'), ndërsa Andre Silva (31') e barazoi rezultatin.
Me autogolin e Kamil Glik (43') u përmbys rezultati dhe portugezët shkuan në pushim me epërsi.
Në gjysmën e dytë, mysafirët e shënuan edhe golin e tretë. Bernardo Silva e realizoi golin që mund të konsiderohej i sigurisë.
Sidoqoftë, vendasit vazhduan përpjekjet dhe shënuan edhe një gol. Jakub Blaszczykowski ishte golashënues (77').
https://www.dailymotion.com/video/x6va3r4
Portugalia numëron dy fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara dhe ka gjashtë pikë në krye të Grupit 3 të Ligës A.
Polonia është në vend të dytë në grup me tri pikë, nga një fitore dhe një humbje. /Telegrafi/


