Please enter at least 3 characters.

Porto në çerekfinale, mposht Romën në vazhdime

2019/03/Alex-Telles-e1551911798507.jpg
290:"PORTO, PORTUGAL - MARCH 06: Moussa Marega of FC Porto celebrates after scoring his sides second goal during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between FC Porto and AS Roma at Estadio do Dragao on March 06, 2019 in Porto, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Porta arriti fitore 3-1 ndaj Romës në Estadio do Dragao dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Ligë së Kampionëve me rezultat përfundimtar 4-3.

Portugezët ishin më të mirë dhe në fund morën fitoren e merituar.

Goli i parë në takim erdhi nga vendasit, ishte Tiquinho Soares që shënoi në minutën e 26-të, ndërsa nuk kalo shumë dhe Daniele De Rossi  (37') barazoi rezultatin nga pika e bardhë.

(Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Porto e fillo mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 52-të u rikthye epërsia me anë të Moussa Maregas. Në vazhdim portugezët rrezikuan disa herë portën kundërshtare, por gjetën golin dhe pasi ndeshja e parë në Olimpico kishte përfunduar me rezultat 2-1 ndeshja shkoi në vazhdime.

Ishte një lojë e heshtur në 15-të minutat e parë, ndërsa në të dytat Roma tentoi diçka më shumë me Edin Dzekon, por kur të gjithë menduan se ndeshja do të shkonte në penallti ndodhi e kundërta.

(Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Gjyqtari i dha penallti vendasve dhe nga pika e bardhë nuk dështoi Alex Telles (117').

Kundërshtari i ardhshëm i Portos në çerekfinale do të mësohet pas shorit më 15 mars. /Telegrafi/