Please enter at least 3 characters.

Porsche e bën të qartë: Nuk do të ketë kurrë një 911 plotësisht elektrike

Porsche ka konfirmuar se modeli legjendar Porsche 911 nuk do të shndërrohet kurrë në një makinë plotësisht elektrike.

Gjatë mbledhjes vjetore të aksionarëve, drejtori ekzekutiv Michael Leiters deklaroi se motori me djegie të brendshme do të mbetet pjesë e pandashme e 911, ndërsa teknologjia hibride do të jetë baza e zhvillimit të tij në të ardhmen.

Sipas Leiters, sistemi hibrid nuk shihet si një zgjidhje e përkohshme, por si "vazhdimësi" për modelin 911.

Ai theksoi se kompania do t'i qëndrojë këtij premtimi dhe se 911 do të jetë i vetmi model i Porsche që nuk do të ketë një version tërësisht elektrik.

Ndërkohë, Porsche vazhdon të investojë paralelisht në tre lloje teknologjish: motorë me benzinë, sisteme hibride dhe automjete elektrike.

Kompania po përgatit gjithashtu një SUV të ri me tri radhë ulësesh dhe po shqyrton zhvillimin e një hipermakine të re, ndërsa synon të reduktojë numrin e varianteve të disa modeleve në varësi të kërkesës së tregut. /Telegrafi/