Please enter at least 3 characters.

Pompeo: Reduktimi i dhunës në Afganistan, mundësi historike për paqe

2020/02/http___com.ft_.imagepublish.upp-prod-us.s3.amazonaws.jpg

Reduktimi aktual i dhunës në Afganistan po krijon një mundësi për paqe në atë vend, por arritja e marrëveshjes do të varet nga fraksionet atje, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“Ne kemi arritur në një mundësi historike për paqe. Nuk do të jetë e lehtë për të arrihet”, paralajmëroi ai në një konferencë shtypi në Uashington.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se dëshiron që reduktimi i dhunës të çojë në një armëpushim më domethënës, i cili do të lejonte SHBA-në të tërhiqte deri në një të tretën e trupave ushtarake amerikane nga Afganistan, duke e ulur numrin në rreth 8 600. /ATSH/