Please enter at least 3 characters.

Pompeo pas vizitës: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut do të forcohen edhe më tej

2019/05/170126104114-mike-pompeo-0112-exlarge-169-e1556787426277.jpg

"Marrëdhëniet tona do të forcohen më tej përmes përpjekjeve të përbashkëta për paqen, sigurinë dhe prosperitetin".

Kështu ka shkruar në rrjetin social "Twitter", sekretari shtetëror i SHBA-ve Mike Pompeo, i cili gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

"Me presidentin Pendarovski në Liqenin e bukur të Ohrit kemi diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe zhvillimin ekonomik. Marrëdhëniet tona do të forcohen edhe më tej përmes përpjekjeve të përbashkëta për paqe, siguri dhe prosperitet", ka shkruar Pompeo, i cili pas Maqedonisë së Veriut, do ta vizitojë Greqinë.

Përveç Pendarovskit, Pompeo realizoi takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov./Telegrafi/