Please enter at least 3 characters.

Polonia merr vendim për ndalimin e makinave me targa ruse

2023/09/58.png

Polonia nga e diela do të ndalojë hyrjen e makinave e pasagjerëve të regjistruar në Rusi, sipas raportimeve.

Ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski tha se vendimi ishte si pjesë e një tjetër sanksioni kundër Rusisë për “luftën e saj brutale”, raportoi agjencia polake e lajmeve PAP, transmeton Telegrafi.

“Shteti rus sot përbën një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare", tha ai.

Kamionët e regjistruar në Rusi tashmë janë të ndaluar të hyjnë në Poloni. /Telegrafi/