Please enter at least 3 characters.

Politikanët në Zvicër me prejardhje shqiptare kundër kufizimit të popullsisë në 10 milionë banorë

Plani për kufizimin e popullsisë në 10 milionë banorë po merr vëmendje të madhe para referendumit të 14 qershorit, ndërsa kundër tij janë shprehur edhe politikanë në Zvicër me prejardhje shqiptare.

Një nismë për të vendosur një kufizim ligjor për popullsinë e Zvicrës në 10 milionë banorë po fiton mbështetje të konsiderueshme, vetëm pak javë përpara votimit në referendum. Propozimi, i udhëhequr nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë, mbështetet aktualisht nga 52 për qind e votuesve, sipas një sondazhi të publikuar nga instituti LeeWas.


Kjo rritje e mbështetjes vjen pavarësisht kundërshtimit të fortë nga qeveria zvicerane dhe grupet e biznesit, para votimit të caktuar për më 14 qershor. Ndërkohë, një anketë tjetër tregoi se kampet mbeten të ndara në mënyrë të barabartë: 47 për qind në favor të nismës dhe 47 për qind kundër saj.

Për më shumë, ndiqni deklaratat e tyre.

- YouTubewww.youtube.com