Please enter at least 3 characters.

Politano objektivi kryesor i Milanit për fazën e sulmit

2018/04/Matteo-Politano.jpg
117:"during the serie A match between AC Milan and US Sassuolo at Stadio Giuseppe Meazza on April 8, 2018 in Milan, Italy.
13:"Marco Luzzani

Milan bëri mbi 200 milionë euro shpenzime në afatin kalimtar veror.

Por kjo nuk i ka mjaftuar skuadrës kuq e zi që të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

Rossonerët janë në garë për të siguruar një vend që i dërgon në Ligën e Evropës edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gattuso po mendon të përforcohet për edicionin e ri.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe objektivin kryesor të Rossonerëve për fazën e sulmit.

Sulmuesi italian i Sassuolos Matteo Politano i prinë listës së dëshirave të Milanit.

24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Sassuolos ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime.

Sassuolo për ta lënë të lirë yllin e tyre po kërkon së paku 35 milionë euro.

Por për ta transferuar në San Siro sulmuesin e talentuar, Milan duhet ta mposhtë konkurrencën e Romës, Napolit, Interit dhe Juventusit. /Telegrafi/