Please enter at least 3 characters.

Policia vazhdon me arrestime në veri, dëgjohen sirenat emergjente (Video)

2019/05/unnamed-100.jpg

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 5:00 Forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore, i cili aksion është duke vazhduar ende.

Sipas informacioneve të para, ky aksion lidhet edhe me vrasjen e policit Enver Zymberi dhe atë të ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq si dhe për krim të organizuar.

“Forca të mëdha të policisë kanë ndërhyrë në katër komunat e Kosovës. Deri më tash pesë persona janë arrestuar”, ka thënë burimet për Telegrafin.

<span></span>

Ndërkaq, edhe sirenat që simbolizojnë situata të jashtëzakonshme në veri të Kosovës janë lëshuar.

Edhe shkollat në veri nuk janë duke punuar sot, pasi prindërit nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre.

Ndërsa me dhjetëra persona janë tubuar në Zubin Potok, ndërsa në komunat  tjera ku po ndodh aksioni nuk shihen qytetarë./Telegrafi/