Please enter at least 3 characters.

Policia thotë se zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për ta lokalizuar zjarrin që përfshiu një objekt në Drenas

2024/01/zjarr-1-1130x635-1.jpg

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e së martës është përfshirë nga zjarri një objekt në fshatin Korreticë e Epërme e Drenasit.

Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit”, ka thënë ai.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale​. /Telegrafi/