Policia sekuestron substanca narkotike në Prishtinë, arreston një person
22:"Young man in handcuffs
24:"Getty Images/iStockphoto
14/05/2025
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar substanca narkotike në Prishtinë.
Siç njofton policia, substancat narkotike janë sekuestruar gjatë kontrollimit të një shtëpie.
"Njësia kompetente policore në koordinim me prokurorinë kompetente kanë bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 20.02 gram, një telefon, qese të plastikës dhe foli alumini që shërbejnë për paketimin e substancës, një peshore si dhe prova të tjera materiale", bëhet e ditur në njoftim.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


