Policia ndalon emigrantët me shok bomba (Video)
21/08/2015
Disa qindra emigrant, ku numri më i madh i tyre është nga Siria, por edhe nga Afrika dhe Azia e kanë kaluar natën në zonën neutrale pas vendimit të djeshëm që të shpall gjendje të jashtëzakonshme dhe ti mbyll kufijtë. Policia e cila është e gatshme për të reaguar, ka hedhur disa shok bomba për të parandaluar emigrantët që të hyn në territorin e Maqedonisë.
Jozyrtarishtë flitet për emigrant të plagosur nga turma që u munduan të kalojnë kufirin. Në kufirin me Greqinë rreth 4 mijë emigrant janë të bllokuar që nga dita e djeshme. /Telegrafi/


