Please enter at least 3 characters.

Policia ia publikoi foton, arrestohet personi që kërkohej për sulm seksual

2023/04/339829912_170080165918819_2918744214924831715_n-e1680599610563-1130x635-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i cili po kërkoj për sulm seksual në Prishtinë.

Fotografinë e të njëjtit policia e ka publikuar të martën në Facebook, ku u bënte thirrje qytetarëve për bashkëpunim për identifikimin dhe arrestimin e tij.

“Sulm seksual - Prishtinë 18.02.2023-01:15. Lidhur me rastin me datë 04.04.2023 pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit mashkull kosovar në rrjete sociale, i dyshuari është paraqitur në stacion policor”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/