Please enter at least 3 characters.

Policia greke arrestoi 39 emigrantë që tentuan të hynin nga Turqia

2023/05/1683150113-2023-04-12T111502Z_1372880785_RC21B0AB94RC_RTRMADP_3_EUROPE-MIGRANTS-UN-750x500-1.jpg
306:"FILE PHOTO: A boat in distress with about 400 people on board is pictured in Central Mediterranean Sea in this handout obtained by Reuters on April 10, 2023. Giacomo Zorzi/ Sea-Watch/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES. MANDATORY CREDIT./File Photo
11:"via REUTERS

Një grup prej 39 emigrantësh, mes të cilëve 15 të mitur, të cilët tentuan të hynin në vend nga Turqia duke kaluar lumin, u arrestuan në Greqi, njoftoi policia greke.

Grupi përfshinte 13 burra, 11 gra dhe 15 të mitur, tha policia në një deklaratë, pa specifikuar kombësinë e tyre.

Kontrabandistët i dërguan emigrantët me një varkë gome në një ishull në mes të lumit dhe i lanë atje.

Në vitin 2020, Greqia ngriti një pengesë çeliku 37 kilometra të gjatë në rajonin e largët verilindor pasi dhjetëra mijëra emigrantë u përpoqën të kalonin kufirin tokësor me Turqinë, duke u përplasur me forcat greke të sigurisë për ditë të tëra.

Qeveria konservatore kohët e fundit u zotua të zgjerojë këtë pengesë me 35 kilometra shtesë përpara fundit të vitit.

Ministria e Brendshme greke njoftoi se vitin e kaluar rreth 265 mijë emigrantë u penguan të hyjnë ilegalisht në vend.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë autoritetet greke të sigurisë për largimin rutinë të azilkërkuesve në kufi, gjë që Athina e mohon pavarësisht dëshmive të shumta nga ata që u refuzuan. /Telegrafi/