Please enter at least 3 characters.

Policia Financiare: Në Gostivar nuk kemi kontrolluar me urdhëra partiake

2016/04/Policia-Financiare-1.jpg

Drejtoria e Policisë Financiare demanton pohimet për gjoja veprim në bazë të ndonjë urdhëri politik partiak në lidhje me kontrollin e kryer të mërkurën në komunën e Gostivarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

''Drejtoria e Policisë Financiare vepron sipas urdhërave të prokurorit përgjegjës publik nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të dyshimeve për vepër penale 'keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe përgjegjësive' në procedurat e zbatimit të prokurimit publik'', thuhet në njoftimin zyrtar.

Njiherit, kjo polici dënon të gjitha tentimet për partizim të rastit në fjalë./Telegrafi/