Please enter at least 3 characters.

Policia e qëllon me snajper burrin që rrëmbeu autobusin me pasagjerë në Rio de Janeiro

2019/08/48584821991_1a7564954e_z.jpg
465:"The bus in which a gunman held 31 hostages before being shot dead by police is being taken away, in Rio de Janeiro, Brazil, on August 20, 2019. - A gunman holding a busload of passengers hostage was shot dead by police, officials said, ending the hours-long hijacking. Dozens of people were trapped on the bus after it was commandeered by the gunman on a heavily transited bridge connecting Rio with the neighbouring city of Niteroi. (Photo by Mauro PIMENTEL / AFP)
3:"AFP

Pas disa orësh bllokimi në urën që lidh qytetin e Niteroi me Rio de Janeiro, një rrëmbyes, i cili po mbante peng më shumë se tridhjetë persona në një autobus, u qëllua nga një snajper policie.

Kështu raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sipas të cilave pengjet janë lëshuar të palënduar dhe rrëmbyesi vdiq gjatë rrugës për në spital, sipas policisë.

Sipas policisë, rrëmbyesi kishte një thikë, një armë Taser dhe një enë plot me materiale të ndezshme.

Rrëmbyesi gjithashtu me sa duket kishte një pistoletë që policia më vonë konfirmoi se ishte një armë lodër.

Ndryshe, gjatë ditës së martë mediat kanë raportuar se një njeri i armatosur që dyshohet të jetë një oficer i policisë ushtarake ka rrëmbyer një autobus në një urë kryesore pranë Rio de Janeiro të Brazilit.

Po siç ishte raportuar, policët kanë mbërritur në vendngjarje por i armatosuri po kërcënonte t’i vërë zjarrin autobusin.

Trafiku në Urën Rio-Niterói ishte mbyllur dhe policia ushtarake është dërguar gjithashtu për të trajtuar situatën. /Telegrafi/