Please enter at least 3 characters.

Policia e Kosovës thyen rregullat në komunikacion, tejkalon në vijë të plotë (Video)

2019/03/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1.jpg

Një veturë e Policisë së Kosovës ka bërë shkelje të rregullave të komunikacionit, në fshatin Dollc të Klinës.

Në një video incizim që ka siguruar Telegrafi, shihet vetura e policisë e cila tejkalon rrugën në vijë të plotë, duke paraqitur kështu rrezik në komunikacion.

Siç parashihet me rregullat e komunikacionit, vetura e policisë nëse është duke vepruar me shpejtësi të ndonjë operacioni, duhet ta ketë të lëshuar alarmin e policisë si dhe dritat sinjalizuese.

Më poshtë mund të shikoni këtë video incizimin. /Telegrafi/