Please enter at least 3 characters.

Policia bllokon rrugën “B” në kryeqytet, dyshohet për mjet shpërthyes

2024/02/427828859_1411300799501812_6440217477651329858_n-1.jpg

Policia e ka bllokuar për qarkullim rrugën "B" në kryeqytet, ku dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën ‘B’ në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Ahmeti tha se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Aktualisht një pjesë e kësaj rruge është mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe këmbësorëve. /Telegrafi/