Please enter at least 3 characters.

Policia arreston sërish Kurtin dhe Kadaj-Bujupin

2017/11/23949383_1508868309232442_156116288_o-1.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se kjo është bërë në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit realizon detyrat dhe autorizimet e saja ligjore duke u bazuar në vendimet apo urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë. Këtë rast bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ndalim, arrestim dhe dërgim në qendrën e paraburgimit janë ndërmarr veprimet ligjor për realizimin e të njëjtës (urdhëresë e gjykatës) ndaj dy personave të apostrofuar nga ju”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/