Please enter at least 3 characters.

Policia arreston katër persona në Klinë dhe sekuestron gjashtë armë

2022/02/33-2.png

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 18.02.2022 e deri me datë 22.02.2022, në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Klinë, Njësitet Policore gjatë aktiviteteve në teren, kanë sekuestruar gjashtë armë.

Në njoftimin e bërë për media nga Policia thuhet se, gjatë këtij aktiviteti nga njësitet Policore janë arrestuar katër persona të dyshuar, tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar:

• 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Zoraki cal 9mm.• 1 (një) karikator i së njëjtës armë• 10 (dhjetë) copë fishekë të cal: 7.65mm• 1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki cal: 9mm• 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë• 10 (dhjetë) copë fishek të cal: 9mm.• 1 (një) pushkë gjuetie e cal: 12GA• 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Colt cal: 45mm• 1 (një) karikator i së njëjtës armë• 2 (dy) copë fishekë të armës së njëjtë.• 1 (një) armë ( pistoletë) me gas e tipit Zoraki • 1 (një) karikator i së njëjtës armë• 34 (tridhjetë e katër) copë fishek me gas 9mm.• 6 (gjashtë) gëzhoja 9 mm• 1 (një) armë ( pistoletë) e tipit Lluger 88 cal: 8mm• 1 (një) karikator i armës i së njëjtës armë.

Policia bën të ditur se, personat e arrestuar pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/