Please enter at least 3 characters.

Pogba tregon se çfarë mendon për Fergusonin, pasi ai ishte që e largoi nga United

2016/08/nintchdbpict000004760869-e1471616293580.jpg

Paul Pogba ka thënë se nuk mban inat me ish trajnerin e  Manchester United,Sir Alex Ferguson.

Ferguson kishe lënë Pogban të bashkohet me Juventusin në vitin 2012, duke mos i vazhduar kontratën.

Ai u pyet për ish trajnerin e tij nga Sky Sport.

“Respekt të madh është menaxheri më i madh në futboll. Nuk kam pasur asnjë problem me të dhe nuk kam”.

“Problemi i vetëm ka qenë pasi unë kam dashur të luajë. Ndoshta për të ka qenë herët. Për mua ka qenë shumë vonë, pasi kam qenë gati, kjo është e gjitha”.

“Kam mësuar shumë nga ai. Kam pasur gjithmonë respekt dhe shpresoj ta takoj përsëri”.

“Gjithmonë e kam dashur Manchester United për të qenë i sinqertë. U largova pasi dëshiroja të tregoja se di të luaj, t’i tregoja botës aftësitë e mia”.

“Kthimi im tregon që kur u largova nga United, një pjesë e madhe e zemrës time mbeti këtu”, ka thënë Pogba.

Francezi është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi kaloi nga Juventusi për 110 milionë euro. /Telegrafi